Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku u miratua me unanimitet rendi i ditës. Mes pikave që i dhanë dritën jeshile anëtarët e qarkut, ishin ajo për disa ndryshime në buxhetin e 2025-es dhe planin afatmesëm 2025-2027; Shtesë plani në buxhetin e Këshillit të Qarkut për vitin 2025 në kuadër të fondit social; Miratimin e raportit të vlerësimeve dhe parashikimeve afatmesme të të ardhurave dhe shpenzimeve për programin buxhetor 2026-2028; Miratimi i ndryshimeve në strukturën organizative dhe numrin e punonjësve të administratës për vitin 2025, etj.

Në mbyllje të fjalës së tij kreu i qarkut Shkodër Edmond Ndou theksoi se institucioni që ai drejton mbetet i angazhuar për të vijuar punën në shërbim të qytetarëve dhe për zhvillimin e mëtejshëm të rajonit.

Artikulli paraprakRRUGA E VARREZAVE TË GOLEMIT E PAKALUESHME
Artikulli tjetërBRDARIÇ PARA SKËNDERBEUT: TË PËRGATITUR PËR TË FITUAR