
Është zhvilluar mbledhja e radhës e këshillit bashkiak Shkodër, ku u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës, përfshirë fondin shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike dhe dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri.
Gjithashtu një pikë e rëndësishme ishte miratimi i marrëveshjes për krijimin e personit juridik si subjekt i kompetencave të përbashkëta midis njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Këshillit të Ministrave, për rritjen e kapaciteteve të qeverisjes vendore, përmes Akademisë së Trajnimit të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore (TALGA).
DEBATE PËR NDËRTIMIN E KULLËS
Pas miratimit të 6 pikve të rendit të ditës, temë e rëndësishme diskutimesh nga këshilltarët ishte nisja e punimeve në kullën në qëndër të qytetit e cila ngjalli debate.
PASTRIMI I QYTETIT NGA QENTË ENDACAK
Problematika e qenëve endacak ishte një tjetër temë e rëndësishme diskutimi .






