Gjatë mbledhjes së shtabit të emergjencave pasditen e së premtes në Prefekturën Shkodër, nuk munguan përplasjet mes Bashkisë Shkodër dhe drejtorit të përgjithshëm të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi.

Fillimisht debati u bë mbi kanalet kulluese në zonat e përmbytura e më vonë përplasja vijoi mes kryetares Ademi dhe drejtorit të përgjithshëm të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi.

Ky i fundit mohoi të ketë marrë në dorë letrën drejtuar nga kryetarja e Bashkisë Shkodër, dhënë sipas Ademit, drejtorit të emergjencave Prençi dhe Ministrisë së Mbrojtjes për shpalljen e emergjencës së pjesshme për zonat e përmbytura.

Prej ditësh tashmë, debati për shpalljen e emergjencës vijon të jetë aktual në mbledhjet e shtabit të emergjencave. Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ka deklaruar gjithashtu se do të ngre padi për situatë e keqmenaxhuar, sipas saj, të përmbytjeve.

Artikulli paraprakBANDA E VIZAVE, XHAFAJ: GODITËM 7 GRUPE ME SHBA DHE EUROPOL
Artikulli tjetërPËRMBYTJET BLLOKOJNË DISA FAMILJE