Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbledhjes së zhvilluar me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe ministrat, ku në fokus ishte organizimi dhe programi i sezonit të ri politik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se puna do të vijojë me përcaktimin e një kalendari për “Praninë Besnike” në çdo territor.

Rama njoftoi gjithashtu se po punohet për ndryshime ligjore lidhur me “Pasqyrë Albania”, duke vijuar kështu nismën e prezantuar më herët.

“Vijuam sot punën intensive për detajimin e programit të sezonit të ri, duke nisur nga kalendarizimi i Pranisë Besnike në çdo territor, mekanizmat e rinj të ndërveprimit qeveri – deputetë në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve publike qendrore e vendore, si edhe hartimi i ndryshimeve ligjore për Pasqyrë Albania.

Po ashtu u diskutua progresi i bërë me hartimin e nismës së integruar Shqipëria Sociale, të cilës do t’i kushtohet një Konferencë e posaçme Kombëtare në muajin nëntor”, shkruan Rama.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSITUATA ME ZJARRET NË SHQIPËRI/ 17 VATRA NË VEND, 8 PREJ TYRE ENDE AKTIVE, JA CILAT JANË ZONAT MË PROBLEMATIKE
Artikulli tjetërKTHJELLIME NË PJESËN MË TË MADHE TË VENDIT, PARASHIKIMI I MOTIT PËR KËTË TË SHTUNË