Në ambientet e hotel “Colosseo” në Shkodër u zhvillua një takim solemn i legalistëve me moton: “Kujtojmë dhe vlerësojmë të gjithë ata që kanë kontribuar për Kombin, Atdheun dhe Mbretërinë”. Ngjarja kishte për qëllim nderimin e figurave historike dhe aktivistëve që kanë dhënë kontribut të veçantë për kauzën mbretërore. I pranishëm në këtë takim ishte edhe Princ Leka II, i cili foli mbi rëndësinë e ngjarjes dhe rolin e trashëgimisë mbretërore në ruajtjen e vlerave kombëtare.
Në fajlën e tij, Shpëtim Xhami, kryetar I partisë së Legalitetit foli për rrugëtimin e gjatë të kësaj force politike.
Ndërkohë, ish kandidati Pd, Tedi Kopliku foli për gjendjen aktuale të vendit, mediokritetin në pushtet, kriminalitetin dhe shpopullimin e të rinjve.
Në fund të takimit u shpërndanë dekorata dhe mirënjohje për individët që kanë dhënë kontribut të veçantë, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kombëtare dhe mbretërore.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak75 VITE NGA MARTIRIZIMI I MARIE TUCIT
Artikulli tjetërRIKTHEHET HAPËSIRA E ORKESTRËS NË TEATRIN “MIGJENI”