Asambleja Kombëtare e Partia Socialiste nisi punimet, ku në qendër të diskutimeve të saj ishte analiza e rezultatit zgjedhor të 21 Qershorit. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në fjalën e tij tha se me zgjedhjet e 21 qershorit PS-ja fitoi sfida të rëndësishme, por ka ende shumë punë përpara për të bërë e për të ecur në drejtimin e duhur.
Rama tha se grupi i posaçëm, i cili do të punojë për të përgatitur ndryshimet në statut do të përbëhet nga: Armando Subashi, Bashkim Fino Damian Gjiknuri, Ermonela Felaj, Ethehem Ruka, Majlinda Bufi, Musa Ulqini, Namik Dokle dhe Vasilika Hysi, ndërsa kongresi i Partisë Socialiste i parashikuar për tu mbledhur në Dhjetorë, kryeministri tha se do të shtyhet për në janarë të vitit 2016. Teksa ka renditur dhe ka bërë një rezyme të pikave kulmore të arritjeve të PS-së në vitet e qeverisjes së saj, Rama tha se reforma në drejtësi do jetë gati për tu votuar në parlament në vjeshtën e këtij viti.