Bordi i Vllaznisë ka zhvilluar mbledhjen e parë pasi janë kryer procedurat dhe regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve. Në këtë mënyrë në mbledhjen e parë të bordit normalisht ashtu siç parashikon statute është bërë zgjedhja e kryetarit të ri të bordit.

Kështu votat për të qenë kryetar i ka marrë Shpëtim Quku që njëherësh është edhe shef i kabinetit në bashkinë Shkodër. Nga sa mësohet në këtë mbledhje të parë nuk ka patur shumë diskutime dhe për kryetarin e bordit vota ka qenë unanime. Quku do të jetë i vetmi drejtues i bordit sepse është vendosur që të mos ketë nënkryetar. Kështu Mark Laloshi, Benjamin Nako, Sytki Muça dhe Admir Teli do të jenë thjeshtë anëtar. Në këtë mbledhje të parë që pritej të zhvillohej në janar në fakt është rënë parimisht dakord që administratori i klubit Neritan Kalamishi të sjellë një raport për Vllazninë, minimalisht për vitin 2015 për të parë se cila është situata, por kjo e shprehur në rrugë zyrtare përmes një shkrese ku do të duhet të paraqitet gjithçka, që nga financat e deri tek ana sportive. Në këtë mbledhje të parë gati surprizë është një kërkesë e klubit Vllaznia. Drejtuesit i janë drejtuar bordit të ri duke i kërkuar 800 milion lekë të vjetra buxhet për të përballuar gjithçka për vitin 2016, bashkë me merkaton dhe shpenzimet e tjera operative. Në pamje të parë duke si çmenduri për kapacitetet dhe mundësitë që ka bashkia Shkodër duke qenë se në rastin më të mirë janë akorduar deri në afro 600 milion lekë të vjetra. Edhe herën e fundit klubi Vllaznia kërkoi 480 milion lekë të vjetra por u miratuan për emergjencë vetëm 190 milion lekë të vjetra. Tashmë në ditët e para të janarit pritet një tjetër mbledhje e bordit për të nisur diskutimet mbi problematikat që ka Vllaznia.

Artikulli paraprakShkodër vijon operacioni për kapjen e personave të shpallur në kërkim
Artikulli tjetërRAMA BËN ANALIZËN, 2016-ta ME RRITJE EKONOMIKE