Byroja e Kuvendit mblidhet sot me kërkesë të Partis Socialiste për të vlerësuar indidentet që ndodhën gjatë seancës së fundit plenare ku deputeti Edi Paloka shtyu dhe goditi ministrin Ilir Beqaj në foltore.

Byroja pritet të marrë masë disiplinore për Palokën, i cili i ka të përsëritura ngjarje të tilla në sallën e Kuvendit. Gjatë seancës së të enjtes Paloka nuk donte të lejonte Beqajn të fliste para Berishës duke iu drejtuar me fjalë fyese dhe duke e shtyrë që të ikte nga foltorja.