Këshilli i Bashkisë se Shkodrës ka miratuar pikat e rendit te ditës, ne një unanimitet votash. Edhe pse pa prezencën e këshilltareve te partisë Socialiste, ne mbledhjen e këshillit bashkiak i është hapur drita jeshile, zëvendësimit te një këshilltari pas dorëheqjes se këshilltarit Tom Marku i partisë ora e Shqipërisë.

Menjëherë është bere edhe betimi i këshilltares se re te këshillit te bashkisë. Gjate kësaj mbledhje është miratuar ne unanimitetet edhe ndihma ekonomike dhe e paaftësisë, ndërkohe qe këshilltari, Mustafe Lici, gjate kësaj mbledhje ka ftuar te gjithë personat qe hasin parregullsi ne këtë ndihme qe jepet qe ti adresojnë ato pranë komisionit. Këshilli i Bashkisë se Shkodrës, ka miratuar këto dy pika ne këtë mbledhje jashtë radhe ndërkohe qe gjate 2015-tes pritet qe te këtë edhe një mbledhje te fundit.

Artikulli paraprakPALOKA: PROTESTA DERISA TË LARGOHET QEVERIA
Artikulli tjetërBANDA “THE DOOR”, NË AMBJENTET E HOTEL COLOSSEO