Ligji për dekriminalizimin ka hyrë në fuqi që prej muajit janar.

Mungesa e akteve nënligjore e ka shtyrë zbatimin e tij. Për ligjin konsensual, i cili solli edhe miratimin e disa ndryshimeve në Kushtetutë, palët u mblodhën sot për të diskutuar lidhur me formularin e vetëdeklarimit. Gjatë fjalës së tij, deputeti Taulant Balla theksoi se janë dy modele të formularëve të vetëdeklarimit. Sipas tij, jepen të dhëna që lidhen me dënimin brenda e jashtë Shqipërisë. Mësohet se në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, PS dhe PD do të paraqiten me variantet e veta për formularin e vetëdeklarimit. Të dhënat e formularit do të menaxhohen nga institucionet ku individët që i nënshtrohen ligjit punojnë. Ndërsa vërtetësia e këtyre të dhënave do të verifikohet nga prokuroria në bashkëpunim me organet e drejtësisë të shteteve që bëjnë pjesë në listën që do të miratojë Parlamenti. Edhe pse nga ky ligj është premtuar një spastrim i institucioneve nga persona me të shkuar kriminale, pritet se sa do të sjellë surpriza në institucionin ligjvënës në vend, për të cilin opozita ka deklaruar se strehon 17 persona të inkriminuar. Ligji në fjalë është kërkuar me ngulm nga ndërkombëtarët, të cilët kërkojnë largimin e personave të inkriminuar nga administrata, si dhe më së shumti nga Kuvendi.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakKOSOVË, VV-ja KËRKON LIRIMIN E VISAR YMERIT
Artikulli tjetërDONALD LU: U KEMI NDALUAR HYRJEN NË SHBA GJYQTARËVE TË KORRUPTUAR