Djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha ndodhet në komisionin hetimor për të dëshmuar për çështjen e privatizimit të CEZ. Deputeti i PD, Arben Ristani i kërkoi dorëheqjen Ballës sepse është në konflikt interesi me Shkëlzen Berishën.
Ristani: Ju kemi bërë me dije që është një konflikt i pastër interesi mes jush dhe dëshmitarit. Ligji e ndalon një gjë të tillë. Ky komision nuk merr të pandehur.
Ke një vendim gjyqësor të marrë kundër teje si kryetar komision, jeni dënuar për shpifje ndaj dëshmitarit, i keni borxh dëshmitarit, jeni në kushte kur nuk i keni paguar paratë dhe po përdorni këtë komision për tu hakmarrë. Jeni në konflik të pastër interesi dhe nuk pranoni të hiqni dorë nga drejtimi i këtij komisioni. Që ta marrim dëshminë duhet të jepni dorëheqje.
Javën e kaluar dështoi dëshmia e Shkëlzen Berishës, pasi ai refuzoi të betohet para Komisionit Hetimor të ngritur nga socialisët me argumentin se Taulant Balla ka konflikt interesi pasi është dënuar për shpifje.