Institucionet vendore ne Qarkun e Lezhes, janë vënë në gatishmëri për përballimin e situatave emergjente qe mund te krijohen gjate periudhes vjeshte dimer.Gjate mbledhjes se Komisionit të Mbrojtjes Civile, prefekti Taulant Malshi kërkoi nga të gjitha drejtoritë dhe strukturat përkatëse që të jenë të përgatitura dhe të koordinohen më mirë në terren. Ai ka kërkuar kryerjen e një analize të qartë për mjete dhe kapacitete njerëzore ndërsa ka shtuar se mosraportimi në kohë ka sjellë vonesa në bashkërendimin e veprimeve.
Në fokus të mbledhjes ishte edhe mirëmbajtja e akseve rrugore, veçanërisht gjatë reshjeve të dëborës dhe rrëshqitjeve të dheut.Zëvendësdrejtori i Policisë vendore te Lezhës, Taulant Gjoka, kërkoi nga kompanitë kontraktore të jenë më të shpejta dhe më të përgjegjshme në ndërhyrje, pasi sipas tij deri më tani ka ndodhur e kundërta.
Komisioni i Mbrojtjes Civile ka përcaktuar detyrat për çdo institucion, duke ngarkuar përgjegjësi të qarta per perballimin e situatave emergjente qe mund te krijohen.

Artikulli paraprakSHUMË SHPEJT SHKOLLA “ALI LAÇEJ” MË HYRJE TË RE
Artikulli tjetërKAPET SHTETASI I SHPALLUR NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR