Incidenca javore e infektimeve me COVID në vend ka kaluar tavanin e vendosur, prej 200 rastesh duke shkuar në 209.

Në këto momente po bëhet raportimi për 2 javët e kaluara në një dalje për mediat te Komitetit të Ekspertëve.

“Rritje të numrit të rasteve, incidenca javore ka shkuar në 209 raste për 100 mijë banorë. Është një rritje e rëndësishme pasi 2 javë më parë ishte nën 200. Këtë tavan prej 200 e kërkojnë edhe vendet e tjera.

Nga ana tjetër edhe incidenca 2-javore është rritur. Kemi edhe rritje të të shtruarve në spital por edhe numri i të vdekurve. Vihet re një rritje graduale në të gjitha bashkitë e vendit. Vërehet një rritje e rasteve në të gjitha grupmoshat”, tha Shefja e Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino.