
Koordinim i masave dhe bashkëpunim ndërinstitucional për garantimin e një sezoni turistik sa më të suksesshëm për vitin 2026, si dhe adresimi në kohë i problematikave dhe sfidave të evidentuara nga institucionet dhe operatorët turistik.Kjo ishte kërkesa e Prefektit të Qarkut Lezhë Taulant Malshi, gjatë një takimi me Komitetin Rajonal të Zhvillimit të Turizmit, ku ishin të pranishem drejtues të institucioneve rajonale dhe vendore me përgjegjësi në fushën e turizmit, si dhe përfaqësues të bizneseve që operojnë në këtë sektor.
Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e tre bashkive, Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, folën mbi masat e marra për sezonin turistik.
Sezoni turistik në Lezhë pritet të hapet zyrtarisht në fund të këtij muaji dhe pritshmëritë janë për një fluks të lartë turistësh dhe vizitorësh, kryesisht në zonat bregdetare të Shëngjinit dhe Tales.


