Ministri i Jashtëm turk ka kritikuar Suedinë dhe Finlandën se mbështesin PKK-në, e cila është Partia Punëtore Kurde, një Organizatë militante dhe një parti e ndaluar në Turqi.

“NATO është një aleancë dhe në një aleancë ne qëndrojmë në solidaritet. Suedia dhe Finlanda po mbështesin terroristët e PKK, të cilët na sulmojnë çdo ditë”, kështu deklaroi Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

“Është e papranueshme që aleatët dhe miqtë të mbështesin terroristët. Një çështje për të cilën padyshim do të duhet të flasim me partnerët tanë”, shtoi Çavusoglu.