Diskriminimi i veriut të vendit në investime dhe përfaqësim është një politikë përçarëse, që ka pasur vetëm qëllime të qarta elektorale dhe ndasie, me një dëm të pallogaritshëm.Keto problematika bene bashke ne Mirdite qytetar dhe aktiviste nga mbare trojet shqiptare ne nje aktivitet te titualluar Kuvendi i Veriut, me pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqiptare nga Gjirokastra në Mitrovicë, dhe diaspore. Kryefjalë e këtij Kuvendi ishin problemet që ka prodhuar diskriminimi i veriut të vendit, duke nisur me trarë, mungesë investimesh në infrastrukturë dhe përfaqësim.

Përfaqësuesit në Kuvend i bënë apel qeverisë të mos investojë në përçarjen e shqiptarëve, një politikë që i ka shërbyer vetëm Greqisë dhe Serbisë, por të ketë drejtësi në përfaqësim dhe shpërndarjen e investimeve madhore, ndersa paralajmerohet pershkallezim i ketij reagimi nese nuk do te kete reflektim.

https://youtu.be/0Zw-J4Lxxes

Artikulli paraprakKËTË VIT NUK ËSHTË REALIZUAR ASNJË DOZË ANTI -COVID
Artikulli tjetër“MUZEU I LUNDRIMIT”, NJË PIKË E RËNDËSISHME TURISTIKE