Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë sot në orën 16:30 Konventën Kombëtare, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i kësaj force politike pas zgjedhjes së Ilir Metës President i Republikës.

Aktiviteti zhvillohet tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi”. Konventa pritet të shqyrtojë dy propozimet e Komitetit Drejtues Kombëtar për zgjedhjen e Petrit Vasilit si Kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe znj. Monika Kryemadhi si zëvendëskryetare të LSI-së. Në njoftimin për media të LSI-së thuhet se “Konventën do ta hapë Ministrja për Integrimin Evropian, Klajda Gjosha, njëkohësisht kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Tiranës.

Konventën e LSI-së do ta përshëndesë edhe Kryetari Kuvendit z. Ilir Meta pas fjalës së hapjes nga znj. Gjosha. Në konventë do të mbajnë fjalë përshëndetës edhe Zëvendëskryetari i LSI-së, Petrit Vasili, Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi, deputetja e LSI-së, znj. Monika Kryemadhi etj”.