Mbarëvajtja e sezonit turistik ishte në fokus të një takimi të zhvilluar në Lezhë me task-forcën vendore të ngritur për këtë qëllim, në prani të zv.ministrit të Brendshëm, Xhemal Qefalia, dhe zv.ministres së Turizmit, Marinela Prifti.Gjatë fjalës së tyre, ata kërkuan angazhim maksimal nga të gjitha strukturat përgjegjëse.

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, u shpreh se është ngritur një grup pune që do të inspektojë të gjitha stacionet e plazhit.Ndersa drejtuesit e institucioneve të tjera prezantuan masat e marra për përballimin e fluksit të turistëve dhe garantimin e standardeve të kërkuara gjatë sezonit.

Gjatë takimit u diskutuan masat për garantimin e sigurisë publike, menaxhimin e trafikut rrugor, pastërtinë, mbrojtjen e mjedisit, si dhe ofrimin e shërbimeve cilësore në zonat turistike, me qëllim krijimin e një sezoni të suksesshëm dhe të sigurt për vizitorët.

Artikulli paraprakPS MBLEDH NESËR GRUPIN PARLAMENTAR, NË FOKUS INTEGRIMI DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC
Artikulli tjetërSHKODËR, 1,294 LEGALIZIME NË PESË MUAJT E PARË TË VITIT