Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka mbledhur në Golem task-forcën për turizmin duke lënë edhe detyra të qarta për institucionet vendore e qendrore por edhe për operatorët turistikë. Klosi vuri theksin tek pastrimi, kryesisht i akseve rrugore që ccojnë drejt stacioneve të plazhit si dhe në nxitjen e operatorëve privatë për të aplikuar në e-Albania për leje.

“Ne kemi një detyrë të parë me fillimin e këtij sezoni në stacionet tona të bregdetit siç është pastrimi nën drejtimin e prefektëve për të stabilizuar situatën e këtyre 3 muajve.

Detyrat e menaxhuara nga prefektët për të administruar të gjithë forcat reale që ka çdo qark, situatën e pastrimit në një operacion të madh pastrimi me të gjithë faktorët nën drejtimin e pushtetit vendor dhe institucionet të tjera dhe natyrisht pjesëmarrje e shoqërisë civile për të bërë një operacion në muajin qershor që të shndërrojmë këtë situatë në një situatë të pranueshme për vitin turistik 2020.

Kemi një situatë të kontrolluar në plazhe por sa del në akset kryesore rrugore, sa kalon në rrugët dytësore që bashkojnë akset kryesore me zonat e plazhit kemi një situatë të papranueshme. Na duhet prezencë e institucioneve.

Na kërkohet në kuadër të masave ndarja e stacioneve të plazhit. Është një situatë e ndryshme, sa i përket dhe situatës me koronën që ka të bëjë me ruajtjen e sa më shumë hapësirave publike dhe evitimin e grumbullimeve.

Nga mbi 3000 stacioneve plazhi ka vetëm 800 aplikime në e-albania. Ndaj duhet të nxisim operatorët privatë.Vendosje e tualeteve dhe dusheve në stacionet e plazhit”, deklaroi Klosi.

Ai kërkoi aktivizimin e të gjithëve për zgjidhjen e problematikave të ndryshme, ndërsa tha se nga e premtja nis ardhja e charter-ave.

“Duke shpresuar se do kemi një sezon të menaxhuar normal 2020, duke ju kërkuar dhe njëherë vëmendje për ato që përmenda dhe detyra të çdo dite që do kalojmë në sezonin turistik ju kërkoj që të jemi shumë aktivë në këtë mbledhje të sotme për të pasur mundësi ne do gremë piketat që të zgjidhim shumë problematika.

Ditën e premte fillojnë charter-at e parë, janë shumë pak në krahasim me vitin e kaluar por që janë sinjali i parë që po zgjerohet jeta turistike. Ju kërkoj që ky vit të jetë një vit shumë më tepër i rakorduar dhe i stabilizuar dhe nga pikëpamja e komunikimit”, u shpreh Klosi.

foto galeri

Artikulli paraprakPËRVJETORI I LIDHJES SË PRIZRENIT, META MESAZH TË KODUAR: SA HERË KËRCËNOHEN SOVRANITETI…
Artikulli tjetërAKSIONI PËR PRISHJEN E NDËRTIMEVE PA LEJE, VOLTANA ADEMI: SHEMBJET TË MOS BËHEN NË MËNYRË SELEKTIVE