Sipas MeteoAlb: Vranësira të shpeshta dominojnë motin në vendin tonë duke sjellë shira të pakët në ultësirën perëndimore ndërsa reshje dëbore do ketë në pjesën më të madhe në gjysmën lindore të vendit. Mbrëmja sjellë largim të vranësirave dhe ri-kthim të motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit ulën sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 11°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.

Rajoni dhe Europa: Vijon mot me vranësira dhe reshje dëbore për Europën Lindore dhe Veriore. PO ashtu pjesërisht qendra dhe gjithë Rajoni i Mesdheut mbeten me reshje shiu e dëbore. Ndërsa kthjellimet dominojnë Ishujt Britanikë dhe Europën Jugperëndimore.

Artikulli paraprakLSI PREZANTON PROGRAMIN POLITIK: JO ZGJIDHJE MOMENTALE, POR SYNOJMË QËNDRUESHMËRI
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI BRITANIK BORIS JOHNSON NË KURS KONFRONTIMI ME BE-NË