Qendra rinore Arka ka qënë mikëpritëse e aktivitetit kulturor ndërmjet nxënësve të shkollës së mesme “28 Nëntori” dhe liceut “Morgangi” të Forli në Itali.

Ky aktivitet u organizua falë binjakëzimit të realizuar ndërmjet këtyre dy shkollave në vitin 2015 ku nxënësit kanë lexuar një përmbledhje të teksteve të letërsisë klasike shqiptare, italiane dhe greke. Në tëkstet që janë lexuar kryesisht kanë qënë të autorëve Pashko Vasës, Shirokës, Gurakuqit, Mazzini, Leopardi, Mameli, Pasolini etj . E veçanta e këtij aktiviteti ishte se të gjitha materialet janë përcjellur në gjuhën shqipe dhe italiane nga vetë nxënësit dhe nxënëset e pranishëm.