Teatri “Migjeni” në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “Pjetër Gaci” ka organizuar një mbrëmje muzikore me pjesëmarrjen e orkestrës frymore të qytetit dhe disa solistëve shkodranë.

Dirigjenti Kujtim Alija dhe regjisorja Merita Smaja shprehën vlerësimet e tyre për këtë shfaqje. Teatri “Migjeni” në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “Pjetër Gaci” ka organizuar një mbrëmje muzikore për artëdashësit shkodranë, me pjesëmarrjen e orkestrës së frymore të qytetit dhe disa këngëtarëve solistë. Kjo është premiera e kësaj orkestre për vitin 2016 në teatër me dirigjenti Kujtim Alinë dhe regjisore e prezantuese Merita Smajën. Spektatori e mirëpriti me duartrokitje gjatë gjithë kohës këtë koncert, por karriget nuk ishin të mbushura plot, një fenomen që po vihet re në organizimet e kohëve të fundit që ky tempull kulture zhvillon. Në përfundim të shfaqjes, dirigjenti Kujtim Alija shprehu falenderime për bashkëpunëtoret. Regjisorja Merita Smaja tha se shkak i mungesës së spektatorit mund të jetë reklama e paktë që u bë para aktivitetit. Nën udhëheqjen artistike të Bardhyl Hysës, në këtë koncert përformuan solistët: Lorenc Radovani, Ilir Zoga, Emiljana Palushaj, Klodiana Brahimi, Riad Bashi, Marjana Begu dhe Kuarteti i Kitarrave