Të paktën tre atentate nga njerëz të armatosur me kallashnikov, pranë stadiumit “Stade de France”, ku po zhvillohet ndeshja France-Gjermani. Konfirmohen 60 të vdekur dhe rreth 100 persona të marrë peng në restorant. Një prej atentatorëve është vrarë nga policia. Presidenti Hollande u evakuua nga stadiumi për motive sigurie, ndërkohë që po ndiqte miqësoren Francë-Gjermani – See more at: http://www.noa.al/artikull/te-shtena-ne-nje-restorant-prane-stadiumit-ne-paris-dyshohet-per-viktima/529275.html#sthash.jS0IEjR6.dpuf

Të paktën tre atentate nga njerëz të armatosur me kallashnikov, pranë stadiumit “Stade de France”, ku po zhvillohet ndeshja France-Gjermani. Konfirmohen 60 të vdekur dhe rreth 100 persona të marrë peng në restorant. Një prej atentatorëve është vrarë nga policia. Presidenti Hollande u evakuua nga stadiumi për motive sigurie, ndërkohë që po ndiqte miqësoren Francë-Gjermani.

Franca sërish në panik, pasi sulme, shpërthime, pengmarrje dhe të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Paris. Incidentet janë shtrirë në të paktën katër pika të kryeqytetit francez. Sipas mediave botërore që citojnë disa burime nga vendi i ngjarjes konstatohen të paktën 60 të vdekur si dhe 10 persona të plagosur rëndë.

Fillimisht u raportua se një person hapi zjarr me një automatik në restorantin “Cambodge” pranë selisë së revistës “Charlie Hebdo”. Atje u raportua se 11 persona janë vrarë.

Menjëherë më pas u raportua se në një sallë teatri ku jepej shfaqje “Bataclan”, mëse 100 persona janë mbajtur peng. Raportohet se janë vrarë 15 prej tyre.

Sakaq, një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar nga zona pranë stadiumit “Stade de France”, ku Franca ishte duke luajtur një ndeshje miqësore me Gjermaninë.

Një shpërthim i dytë gjithashtu u raportua pranë stadiumit ku luhej ndeshja Francë-Gjermani.

Presidenti i Francës, François Hollande, është evakuuar menjëherë nga stadiumi për arsye sigurie.

Të paktën tre atentate nga njerëz të armatosur me kallashnikov, pranë stadiumit “Stade de France”, ku po zhvillohet ndeshja France-Gjermani. Konfirmohen 60 të vdekur dhe rreth 100 persona të marrë peng në restorant. Një prej atentatorëve është vrarë nga policia. Presidenti Hollande u evakuua nga stadiumi për motive sigurie, ndërkohë që po ndiqte miqësoren Francë-Gjermani – See more at: http://www.noa.al/artikull/te-shtena-ne-nje-restorant-prane-stadiumit-ne-paris-dyshohet-per-viktima/529275.html#sthash.jS0IEjR6.dpuf

[iframe width=”100%” height=”480″ src=”https://www.youtube.com/embed/gIEKSTitT8I” frameborder=”0″ allowfullscreen ]