
“Mbretëresha e borës” premiera për fëmijë në teatrin “Migjeni” konsiderohet si suksesi i parë I trupës së aktorëve të teatrit “Migjeni” për këtë vit. Kjo e përkthyer edhe në shifra me pjesmarrjen e mbi 3200 fëmijëve si spektatorë në 11 shfaqjet që janë mbajtur deri tani .Astrit Fani, ne një intervistë për mediat ka dhënë edhe detaje rreth kësaj shfaqjeje e cila do të ndërpritet për ti lënë vendin një tjetër grupmoshe, në festivalin e artistëve të rinj nga shkollat e mesme të Shkodrës.
Një ndërthurje brezash që nis me më të vegjlit për të vijuar me nxënësit e shkollave të mesme, e më pas me premierat që po përgatit tempulli i artit dhe kulturës teatri “Migjeni” I Shkodrës që këtë vit ka një program të pasur me aktivitete përgjatë të gjithë vitit 2024