Forumi Shqiptar i Liqenit të Shkodrës dhe shoqata BirdLife International organizuan në Shkodër workshopin kombëtar për vendosjen e prioriteteve me qëllim mbrojtjen e biodiversitetit në vendin tonë.

Duke u fokusuar tek moratoriumi, Zv. Ministri i Mjedisit Kledi Haxhiu, u shpreh se nismat e ndërmarra gjatë 4 viteve të fundit kanë ndikuar pozitivisht në mbrojtjen e biodiversitetit. Për drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shoqatat dhe shoqëria cvile duhet të hartojnë programe të qarta për mbrojtjen e florës dhe faunës.

Përfaqësuesi i Këshillit të Qarkut të Shkodrës Maxhid Cungu bëri me dije se është gati një projekt për të cilin nevojitet financim. Pjesë e këtij workshop-i të organizuar në Shkodër ishte edhe Liz Smith, drejtore ekzekutive e BirdLife International. Një ndër objektivat kryesorë të diskutimeve ishte rishikimi i prioriteteve kombëtare të mbrojtjes së biodiversitetit dhe diskutimi mbi mundësitë e angazhimit të shoqërisë civile në program.

Artikulli paraprakKOMISIONI I STREHIMIT, DEBATE NË KËSHILLIN BASHKIAK
Artikulli tjetërMBYLLET PROJEKTI 10-MUJOR PËR MJEDISIN