Lahutarët nga të gjitha trevat shqipfolëse janë mbledhur në një takim të përbashkët në Malësinë e Madhe duke interpretuar me instrumentit që është pjesë e identitetit tonë kombëtar siç është lahuta…

 

Muzikanti dhe kompozitori Zef Çoba shprehet se më përpara nuk kishte shtëpi në Malësinë e Madhe që nuk kishte lahutën…

 

“Takimi lahutarëve shqipfolës” kishte 12 lahutarë pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe vende të tjera. Qëllimi i aktivitetit është vlerësimi i lahutarëve dhe lahutës shekullore, mbrojtja e vlerave të saj dhe përcjellja e këtij instrumenti ndër breza duke qenë aktiviteti i parë i këtij lloji në Shqipëri i organizuar nga shoqëria kulturore “Malësi e Madhe” dhe i mbështetur nga bashkia e Malësisë së Madhe.