Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, ka nisur një ndërhyrje të rëndësishme për stabilizimin dhe mbrojtjen e segmentit të rrezikuar të lumit Kir, pranë ish Fushës së Druve.Punimet po vijojnë me sistemimin e bregut, veshjen e skarpatës me gurë masiv përgjatë 380 metrave linearë, si dhe ndërtimin e 13 panelave tërthore mbrojtëse.

Ky investim rikthen sigurinë për banesat dhe tokat bujqësore të prekura nga gërryerjet, duke garantuar mbrojtje afatgjatë dhe zhvillim të qëndrueshëm për gjithë zonën.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI MOTIT,SHKODRA RESHJE INTENSIVE SHIU
Artikulli tjetërVAKSINIMI TEK FËMIJËT NË KUOTA TË LARTA