Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vjen me një apel drejtuar qytetarëve shqiptarë që të vaksinohen kundër koronavirusit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Manastirliu theksoi se deri më tani janë vaksinuar 700 000 qytetarë.

“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni, 700 000 qytetarë plotësisht të vaksinuar me dy doza. Mbroni jetë”, shkruan ministrja.