Eshtë mbajtur sot një takim me ekspert të mjedisit me temë “Zonat e Mbrojtura kanë Rëndësi – Avokim për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri
Ky projekt kishte si qëllim ngritjen e një grup veprimi për mbrojtjen e zonës Bunë-Velipojë (Delta e Bunës), dhe të forcojë rolin e shoqërisë civile në mbrojtjen e biodiversitetit unik të Shqipërisë dhe të nxisë një qeverisje më të mirë të zonave të mbrojtura, përmes avokimit, transparencës dhe pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse.
Kjo iniciativë kërkon që të bashkojë organizatat mjedisore, ekspertët ligjorë dhe përfaqësuesit e medias për të punuar së bashku në ruajtjen e natyrës dhe përmirësimin e llogaridhënies publike.
Ky takim shënon gjithashtu hapjen e sesionit të parë të ëorkshop-eve , me qëllim identifikimin e problematikave që hasen në menaxhimin e resurseve natyrore, si dhe për të fuqizuar angazhimin në monitorimin dhe avokimin mjedisor.

Artikulli paraprakPOLICIA NË 24 ORË, DY PERSONA TË PROCEDUAR
Artikulli tjetërTROTUARI I SHIROKËS NIS TË MARRË FORMË