Mbushën anijen me 1.2 ton kanabis për në Itali, në burg shqiptari e italiani

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për italianin Xhovani Palladino dhe shqiptarin Veli Ymeri. Të dy këta persona u arrestuan vetëm 3 ditë më parë në një anije velierë në bregun e Darzezës në Fier, në tentativë për të trafikuar drejt Italisë 1.2 ton kanabis. Sipas prokurorisë Ymeri dhe Palladino e kishin ngarkuar anijen e tyre me drogë, por pasi anija velierë kishte pësuar defekt ata e kanë hedhur kanabisin në det.

Artikulli paraprakGODITI ELEKTRICISTIN, ARRESTOHET LUSHNJARI
Artikulli tjetërARRESTOHEN VËLLEZËRIT SHQIPTARË, AKUZOHEN PËR TRAFIK DROGE