16 ditët e aktivizmit janë mbyllur me një kërcim “Flash Mob” nga të rinjtë e shkollave të mesme “Oso Kuka” dhe “28 nëntori” kundër dhunës ndaj grave dhe fëmijëve. Ky ishte aktiviteti i fundit i organizuar nga organizata “Gruaja tek Gruaja” në bashkëpunim me bashkinë Shkodër.

Sensibilizimi tek qytetarët për t’i thënë ndal dhunës është rritur. Në 8 muajt e vitit 2015 sipas statistikave që ka vetëm organizata “Gruaja tek Gruaja” janë rreth 300 raste të dhunës ndaj grave dhe vajzave të trajtuar, çka do të thotë se ky fenomen jo vetëm se njeh rritje por edhe numri i denoncimeve është më i madh.