
22 biznese të vogla janë mbyllur në qarkun Shkodër gjatë vitit 2024. Të dhënat I ka konfirmuar Albert Tuka, kryetar I Bashkimit të sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për qarkun Shkodër.
Tuka tregon edhe arsyet e mbylljes së aktivitetetit të bizneseve të vogla.
Prej vitit 2020, për shkak të sfidave të asaj periudhe dhe ndikimin që pati rënia e fuqisë blerëse, kanë mbyllur aktivitetin e tyre në qarkun Shkodër më shumë se 2400 biznese të vogla, duke krijuar kështu një klimë të paqëndrueshme për biznesin e vogël dhe jo vetëm.