Belgjika ka lajmëruar një rikthim të mundshëm të karantinës për shkak të rritjes së infeksioneve me Covid-19 në të gjithë Europën.

Bizneset që japin shërbime jo shumë të nevojshme apo parukeritë do të mbyllen nga dita e hënë deri në muajin dhjetor.

Do të lejohen grupimi por jo më shumë se katër persona, ndërkohë që supermarketet do të shesin vetëm produkte të rëndësishme. Gjithashtu edhe nisja e shkollave është shtyrë për në datën 15 nëntor. Baret dhe restorantet janë mbyllur deri në një datë të pacaktuar.

Ditët e fundit Belgjika ka pasur shifra katastrofike në lidhje me vdekjet nga pandemia, ndërkohë që spitalet nuk kanë më kapacitet shtretërish.