
Ka përfunduar procesi I votimit të primareve të Partisë Demokratike, në qarkun Shkodër. Votimi I anëtarëve të PD ka nisur në orën 08:00 të kësaj të shtunë dhe ka përfunduar në orën 18:00, brenda të gjitha afateve zyrtare.
Nga të dhënat e deritashme, bëhet me dije se në këtë proces votimi kanë marrë pjesë rreth 4400 anëtarë ndërsa janë zbardhur edhe votuesit për secilën degë të PD në qarkun Shkodër.
Në degën e PD Shkodër është regjistruar numri më I madh I votuesve në primare, me 1785 anëtarë të cilët morën pjesë në këtë proces. Në bashkinë Malësi e Madhe votuan 791 anëtarë të PD atje. 701 anëtarë të Partisë Demokratike votuan në bashkinë Vau Dejës. Ndërsa, 586 dhe 588 anëtarë të PD morën pjesë në primare në bashkitë Pukë dhe Fushë Arrëz. Në primaret e Partisë Demokratike të qarkut Shkodër morën pjesë 31 kandidatë. Ndërsa tashmë pritet të nisë procesi I votimit, në një pikë të përbashkët në Shkodër.