Është mbyllur me rezultatin 0-1 ndeshja e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Teutës. Durrsakët kaluan në avantazh në minutën e 83-të të takimit me ane të Marjo Beshirajt.Ekipi i Dobit e mbylli sfidën me 10 lojtarë pas daljes së kuq të Fadairos në minutën e 90’, pasi u vonua të linte lojën në zëvendësim. Me këtë fitore, Teuta ngjitet momentalisht në vendin e katërt me 21 pikë, ndërsa Vllaznia është e dyta me 24 pikë, një më pak se Elbasani kryesues.

Artikulli paraprakZELENSKY: SË SHPEJTI BISEDIME ME SHBA-NË PËR PROPOZIMET E PAQES PËR UKRAINËN
Artikulli tjetërBRUKSELI THIRRJE KIEVIT: DËNONI ZYRTARË E KORRUPTUAR NËSE DONI TË ANËTARËSOHENI NË BE