
Është mbyllur me rezultatin 1- 1 kryesfida e javës së 10-të të Kategorisë së Dytë mes Shirokës dhe Besëlidhjes e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës.
Te dy golat u shenuan ne pjesen e pare ku të parët që kaluan në avantazh ishin shkodranët që shënuan me Dulajn në min 5 ndërsa miqtë nga Lezha u përgjigjen mjaft shpejt vetëm 3 min më pas me Ankasase që barzazoj rezultatin .
Megjithë dëshirën e dy skuadrave në pjesën e dytë nuk u shënua gol.
Pas javës së 10-të tabelën e klasifikimit e udhëheqin Besëlidhja me 23 edhe Shiroka me nga 23 pike lezhjanë t jjanë në krye për shkak të golavarazhit më mirë






