Pas dy ditësh pune intensive, është mbyllur argjinatura e çarë e lagunes se Vainit ne zonen e Tales ne Lezhe. Mjete të shumta të ushtrisë, bashkisë dhe subjekteve private u bashkuan në ndërhyrjen emergjente për të vënë nën kontroll prurjet e ujërave të lagunës, të cilat depërtuar ne kanalin Spiten-Hidrovor, duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe rrethuar dhjetëra banesa.Pas përfundimit të punës më të vështirë të këtyre dy ditëve dhe vështirësive të krijuara, kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, tha se u bënë përpjekje të mëdha për të arritur mbylljen e argjinatures
Me mbylljen e argjinatures pritet te kete permiresim te situates ne zonat e permbytura te Tales, Rriles, Barbulloje, Spitenit dhe Treshit, ndersa demet e shkaktuara kryesisht ne sektorin e bujqesise dhe blektorise jane te konsiderueshme.

Artikulli paraprak4 DITE NËN UJË, SITUATË E VESHTIRË NË LEZHË
Artikulli tjetërAKSIDENT NË RRUGËN E KOMBIT, HUMB JETËN 24-VJEÇARI