Është mbyllur Edicioni i 15-të i Çmimit “Pjetër Gaci”. Në këtë edicion morën pjesë rreth 120 konkurentë nga disiplinat: Piano, Harqe dhe Kanto.

 

Audicionet u zhvilluan në datat 11-12 nëntor në Teatrin “Migjeni” dhe në sallën e koncerteve “Gjon Kapedani” pranë shkollës artistike “Prenkë Jakova” dhe finalja u mbajt natën e mbrëmshme, datë 13 nëntor, në Teatrin “Migjeni”. Fitues i këtij Edicioni u shpall Luka Pavic – Violinë, 15 vjeç nga Podgorica. Çmimi i madh u dorëzua nga Paçalin Pavaci, violinisti nga Shkodra, i cili aktualisht është violinë e parë në Orkestrën Mbretërore të Sevilias, Spanjë.