Në orën 07:00 të mëngjesit sot ka nisur heshtja zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë.

Për shkak të pandemisë COVID-19, fushata u realizua kryesisht në rrjete sociale dhe me tubime të vogla me qytetarë ku situatë e njëjtë ishte pothuajse në 38 komunat e vendit.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale është 5364 kandidatë, nga ta 166 kandidatë janë për kryetarë të komunave dhe 5198 kandidatë për kuvende komunale, shkruan Klan Kosova.

Ngjarje e rëndë në Kavajë/ 4 turistë rusë gjenden të vdekur në saunën e një hoteli
Mbi 3,500 policë, 35 gjyqtarë dhe 80 prokurorë do të angazhohen për të mbrojtur votën dhe vetë qytetarët.

Kreshnik Radoniqi, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha të premten se përgatitjet vijojnë prej katër muajsh.

KQZ-ja e Kosovës ka bërë kërkesë që të shtunën dhe të dielën të pezullohet urdhri i qeverisë për orarin policor, për t’i dhënë mundësi lëvizjeje stafit të saj, vëzhguesve dhe komisionerëve.

Në konferencën e përbashkët, Policia dhe Prokuroria thanë se kanë krijuar mekanizmat për të ruajtur rendin dhe votën e lirë të çdo qytetari të Kosovës.

Kosova ka 1 milion e 885 mijë votues të cilëve u është kërkuar të vendosin politikisht për kryetarët e komunave dhe për kuvendet komunale.

Kandidatët në komunat e mëdha sivjet e kanë fokusuar fushatën zgjedhore te premtimet për më shumë investime në infrastrukturë dhe shëndetësi, dhe më të përgjithshme mbeten zotimet për mbështetjen e ekonomisë, bizneseve, të rinjve dhe sportit e kulturës.

Sondazhet e fundit të publikut në kryekomunën e Prishtinës nxjerrin si favorit ish-ministrin e Shëndetësisë dhe kandidatin e Vetëvendosjes, Arben Vitia, ndërsa rivalët e tij janë Urain Ismaili dhe Përparim Rama nga PDK-ja dhe LDK-ja.

Artikulli paraprakTË DHËNAT E INSTITUTIT KËRKIMOR NDËRKOMBËTAR: SHQIPËRIA, E FUNDIT NË EUROPË PËR INDEKSIN E ZBATIMIT TË LIGJIT, ‘KAMPIONE’ NË KORRUPSION
Artikulli tjetërASTRONAUTËT MBËRRIJNË NË STACIONIN HAPËSINOR, DO TË QËNDROJNË PËR 6 MUAJ, SHIKONI VIDEON