
Është mbyllur me rezultatin 4-3 gjysmëfinalja mes Dinamos dhe Vllaznisë. Pjesa e parë e ndeshjes, Dinamo-Vllaznia,u mbyll me rezultatin 2 me 0 në favor të Dinamos. Autorë të golave për skuadrën dinamovite janë 17-të, me autor Mandela 17’ dhe Zabërgja 36’. Në pjesën e dytë të takimit kur pritej një reagim i kuqebluve, pjesa e dytë e ndeshjes, Dinamo-Vllaznia nis me një tjetër gol në portën e Vllaznisë. Është Mandela që shënon në minutën e 51-të. Dinamo 3 dhe Vllanzia 0. Pakësohen shpresa e kuqebluve për kualifikim në finalen e Kupës së Shqipërisë. Penalltia e shkaktuar nga portjeri kuqeblu Jukaj në minutën e 59-të e shndërron në gol, Zabërgja. Dinamo 4 dhe Vllaznia 0. Dinamovitët po shkojnë të sigurtë drejt kualifikimit në finalen e Kupës së Shqipërisë. Më së fundmi, vjen goli i parë i kuqebluve shënuar në minutën e 71-të nga Ildi Gruda. Dinamo-Vllaznia, 4-1. Kuqeblutë shpresojnë në këto minuta të mbetura për të gjetur gola të tjerë në kërkim të barazimit të rezultatit. Në minutën e 79-të, Vllaznia shënon golin e dytë me autor, kapitenin Bekim Balaj. Ngushtohet diferenca e avantazhit të vendasve. Dinamo-Vllaznia, 4-2. Minuta e 85-të. Tjetër gol i shënuar nga Vllaznia në portën e Dinamos. Është Kahremanoviç që shënon golin e tretë. Pas ndeshjes së parë të mbyllur me rezultatin 0-0 Dinamo kualifikohet zyrtarisht në finale