Është mbyllur këtë të premte “International Ëeek 2026” me organizimin e panairit të universiteteve duke sjellë pranë studentëve dhe stafit akademik mundësi konkrete bashkëpunimi dhe shkëmbimi me institucione të huaja. Bresena Kopliku, drejtuese e kërkimit shkencor dhe mardhënieve me jashëm unishk u shpreh se kjo javë, ka sjellë një sërë aktivitetesh akademike dhe kulturore, duke krijuar një hapësirë të vlefshme për shkëmbim përvojash dhe ideje mes studentëve dhe pedagogëve vendas e të huaj.
Christina Pitz një ndër përfaqësuesit e universiteteve partnere, nga Fulda në Gjermani, vuri në dukje se bashkëpunimi me Universitetin e Shkodrës është një shembull konkret i ndërtimit të urave akademike dhe i zhvillimit të programeve të përbashkëta.
“International Ëeek 2026” vjen si një tjetër hap drejt forcimit të rolit të Universitetit të Shkodrës në arenën ndërkombëtare dhe zgjerimit të bashkëpunimeve me partnerë të ndryshëm europianë

Artikulli paraprakTURIZMI NË SKURAJ DHE SHKOPET
Artikulli tjetërDOBRAÇ I RI, BANORËT LËVIZIN MES GROPAVE DHE BALTËS