Në kuadër të festave të nëntorit të vendit tone, qëndra kulturore e fëmijëve në bashkëpunim me disa nga shkollat 9-vjeçare të rrethit dhe me mbështetjen e Zyrës Arsimore rajonale organizoi “Konkursin e Fjalës Artistike “.

Në këtë gare morën pjese 40 nxënës nga shkollat 9-vjeçare pas një përzgjedhje prej 200 fëmijësh ne fazat paraardhëse.Drejtori i qëndrës Kujtim Alija u shpreh se ne këtë event te rëndesishëm është paraqitja dinjitoze me shume sesa gara mes shkollave.Ne ceremonine e ndarjes se çmimeve e pranishme ishte edhe kryebashkiakja Voltana Ademi e cila siguroi mbështetjen e vazhdueshme te pushtetit vendor ne realizimin e aktiviteteve me shkollat.Ne fund te aktivitetit nxënësit morën edhe çmimet përkatëse nga juria me ne krye shkrimtarin e njohur Fadil Kraja.Çmimi i pare për cikin ulet shkoi për Selma Burrja ndërsa i pari për ciklin e larte i perket Irsa Golemit.Ne kete evente tashme tradite pjese e gares u bene edhe fëmijët e humorit teksa çmim nderi mori shkolla “Hasan Riza Pasha” dhe humoristi i vogël Jozef Progni.