Në kuadër të festive të nëntorit ,qendra kulturore e fëmijëve në bashkëpunim me shkollat 9-vjecare të qytetit të Shkodrës dhe me mbështetje të Bashkisë Shkodër organizuan “Konkursin e Fjalës Artistike”.

Në këtë garë morën pjesë 35 nxënës nga 300 të tjerë që janë seleksionuar në dy faza të tjera. Drejtori i qendrës Kujtim Alija u shpreh se në këtë event të rëndësishëm është paraqitja dinjitoze më shumë se gara mes shkollave . Nga ana tjetër, ai pohoi se fëmijët nga klasa 1 deri në klasën e 9 e dashurojnë Fjalën Artistike . Në fund të aktivitetit u bë edhe ndarja e cmimeve nga juria , me në krye Fadil Krajën .

Gjithashtu Kujtim Alija falenderoi mësuesit dhe drejtuesit e shkollave 9-vjecare për punën e palodhshme dhe bashkëpunimin . Në këtë event , pjesë e garës u bënë edhe 5 grupe me skeçe humoristike të klasave 9-vjecare .