Janë mbyllur këtë fundjavë kampionatet e Ligës Amatore të Zonës së Shkodrës për sezonin 2023-2024. Për grupmoshën U-13, titullin kampion arriti ta fitojë ekipi i Scutarit, ndërsa për grupmoshën U-15 ekipi i Don Bosko. Kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit në Shkodër, Lazër Matija, thotë se kampionatet e Ligës Amatore u mbyllën me sukses.
Trajneri i Scutari U-13, Erjon Hasaj dhe zv/trajneri i Don Bosko U-15, Edmondo Kulla, folën rreth emocioneve për titujt e fituar me ekipet e tyre.
Në këtë mënyrë, kampionatet e Ligës Amatore të Zonës së Shkodrës ulin siparin e tyre për këtë vit, teksa në ceremoninë përmbyllëse, të gjithë pjesëmarrësit janë dukur të kënaqur me atë çfarë kanë dhënë, por edhe kanë marrë prej këtij sezoni futbollistik.