Është mbyllur zyrtarisht procesi i Maturës Shtetërore në qarkun e Shkodrës. Drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar, Brisela Kadija tregon se provimet janë zhvilluar në mënyrë të rregullt, duke përmbushur standardet e kërkuara dhe pa problematika gjatë administrimit.

Këtë vit është shënuar një rritje e lehtë e notës mesatare me 0.05, ndërsa janë regjistruar edhe një numër nxënësish me notën maksimale 10.

Deri tani janë 15 maturantë pretendentë për Medaljen e Artë, ndërsa Kadija thekson se këtë vit është zgjeruar edhe harta e shkollave që kanë nxënës me rezultate të tilla.

Rezultatet e këtij viti, sipas drejtuesve të arsimit konfirmojnë një ecuri positive të maturantëve në qarkun e Shkodrës.

 

Artikulli paraprakNDOTJA E LUMIT KIR NUK KA TË NDALUR
Artikulli tjetërMBLEDHJA E RRADHËS E KËSHILLIT TË QARKUT SHKODËR