Ndeshja mes Egnatias dhe Vllaznisë është mbyllur me barazim 2-2. Të parët që kaluan në avantazh ishin shkodranët, Kastrati asiston për Kallakun, ky i fundit shënon një supergol duke mposhtur portierin Dajsinani. Në minutën e 62 -të të takimit Albaneze gjuan drejt zonës, Pohls grushton por e lë topin në zonë. Jahaja përfiton nga kjo mundësi dhe barazon shifrat. kështu pjesa e parë mbyllet me barazim 1-1. në të 74-ën Fangaj ndërhyn ndaj Bajramit, ka penallti dhe ai largohet nga loja me karton të kuq. Egnatia ngel me 10 lojtarë. Penalltia konfirmohet edhe nga VAR, ndërkohë që Balaj nuk gabon para portës, shënon të dytin për shkodranët. Por në të 86-ën 86′ përmes një skemë fantastike mes Aleksit dhe Haimes, ky i fundit shënon një gol spektakolar dhe rikthen baraspeshën, duke e mbyllur ndeshjen me nga 1 pikë. Vllaznia ngelet kështu në vendin e parë me 20 pikë.

Artikulli paraprakPOLICIA SHKODËR PROCEDON DREJTUESIN E AUTOMJETIT QË TËRHOQI QENIN NË SHTOJ TË RI
Artikulli tjetërU KEQTRAJTUA NGA NJË SHTETAS, GJENDET QENI DHE TRAJTOHET NË KLINIKËN VETERINARE TË BASHKISË SHKODËR