Është mbyllur me rezultatin 0 me 0 ndeshja më e rëndësishme e javës së 16 të Abissnet Superiore, me dy skuadrat që ndalën njëra-jetrën, por më shumë se sa për futboll, kjo ndeshje shkruajti një tjetër kapitull dhune në futbollin tonë.

Ndeshja duhej të ishte një test para syve të inspektorëve të UEFA-s për finalen e Conference League, por gjithçka ka dështuar. Në pushimin e ndeshjes, tifozë të Tiranës janë ngjitur në katin e dytë të stadiumit dhe kanë hapur fikëset e zjarrit të vendosura atje. Ata fillimisht i kanë hapur në tribunën qendrore, e më pas i kanë hapur mbi tifozët e Vllaznisë në tribunën ku ishin vendosur këta të fundit. Përgjigja e mbështetësve kuqeblu ka qenë duke thyer stolat e gjuajtur tifozët e Tiranës me ta, duke detyruar policinë të ndërhynte.

Pavarësisht rasteve të shumta që kuqeblute kishin asnjë nga aksionet e shkodraneve nuk u finalizua duke bërë kështu që dy skuadrat të ndajnë nga një pikë , ku Tirana kryesuese arrin në kuotën e 34 pikëve ndërsa Vllaznia sërish në vendin e katërt në kuotën e 26 pikëve.