Është mbyllur me barazim pa gola ndeshja miqësore Vllaznia – Kastrioti e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Kjo sfidë iu shërbeu trajnerëve Mirel Josa dhe Ardian Mema për të parë gjendjen e lojtarëve përpara nisjes së pjesës së dytë të sezonit.

Pavarësisht tentativave nga të dy ekipet ishte një lojë e qetë. Në 90 minuta lojë asnjëringa të dy ekipet nuk arriti të shënojë duke e mbyllur kështu ndeshjen 0-0. Kujtojmë që Vllaznia do të nisë sezonin e dytë të saj ditën e premte në përballjen ndaj Partizanit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPUTINI SHPALLI ARMËPUSHIM, POR… BOMBARDIMET NË UKRAINË VIJOJNË
Artikulli tjetërHODHI FOSHNJËN DISA DITËSHE NË LUMË/ FLET DREJTORI I MATERNITETIT TË SHKODRËS