Nën drejtimin e instruktores Violeta Paçrami, është përmbyllur me sukses kursi i pianos pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija” në Shkodër. Aktiviteti final u shoqërua me një koncert festiv, ku fëmijët pjesëmarrës interpretuan pjesë të përzgjedhura muzikore, duke demonstruar aftësitë e fituara gjatë kursit. Drejtoresha e kësaj qendr, Orjeta Kelaj, vlerësoi angazhimin e fëmijëve dhe punën profesionale të instruktore­s, duke theksuar rëndësinë e edukimit artistik në zhvillimin kulturor të brezit të ri.
Nga ana e saj, instruktorja Violeta Paçrami u shpreh e kënaqur me progresin e nxënësve, duke falënderuar prindërit dhe institucionin për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe duke inkurajuar fëmijët që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në muzikë.
Aktiviteti u prit me duartrokitje nga të pranishmit dhe shënoi një tjetër sukses në kalendarin artistik të QKF-së “Kujtim Alija” në Shkodër.

Artikulli paraprak150 VIZITA NË DITË NË PEDIATRINË E SHKODRËS
Artikulli tjetërSHKODRA FESTON RIKTHIMIN E KINEMA “REPUBLIKA”