
E mërkura e 31 majit ka shënuar një ngjarje të rëndësishme për besimtarët e krishterë, festën se Vizitës së Virgjerës Mari apo siç quhet ndryshe Pasia e Zojes, ne Shenjtëroren e Zojës.
Kjo datë e shënuar është përkujtuar me një meshë solemne ku të pranishëm ishin qindra besimtarë që u lutën për paqe dhe mirësi, duke besuar se në këtë muaj të shenjtë duhet patur më shumë shpresa dhe sytë tek Zoti. Mesha u kremtua nga nunci i ri Apostolik, Imzot Charles Brown. Pasi kreu disa rite fetare para besimtarëve, nunci apostolik vlerësoi figurën e Zojës së Shkodrës dhe tha se Papa Françesku ka një konsideratë të jazhtëzakonshme për popullin shqiptar.
Në kuadër të muajit të shenjtë të Zojës, i cili nisi me 1 maj, çdo ditë tek shënjtërorja e Zojës u mbajt nga një meshe në ndër të kësaj figure të rëndësishme, piktura e së cilës u shpërngul 550 vjet më parë drejt Gennazanons në Itali. Para besimtarëve ishte ekzpouzuar edhe një tablo e Zojës, që u rikonstrukutua në këtë kuadër me mbështetjen e ministrisë së Jashtme dhe asaj të Kulturës.






